Vulin sot në Zveçan
Beograd, 9 tetor - Ministri i ngarkuar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, viziton sot Zveçanin, njoftuan mediat serbe.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari serb në Kosovë, pas takimit të së hënës ndërmjet dy kryeministrave, Thaçi e Daçiq, në Bruksel.
Kryeministri i Serbisë Daçiq tha se së shpejti do të vizitojë Kosovën për të inkurajuar serbët që të dalin, në masë të madhe në zgjedhje.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi dje gjatë ditës se vizitat e zyrtarëve serbë, që kanë karakter elektoral, nuk do të lejohen.