10 Janar 2025

Vulin: S`mund të ketë përfundim të mbikëqyrjes në Kosovë

Beograd, 7 shtator - Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se nuk mund të ketë përfundim të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, pasi në Kosovë “ka mbi 1,000 serbë të vrarë dhe janë dhënë vetëm dy dënime për krimet e bëra”.

“Autorët e krimeve duhet të dënohen. Duhet të dimë identitetin e autorëve të krimeve pasi krimet mund të përsëriten”, ka thënë Vulin për mediat serbe.  

Vulin po qëndron në Kosovë me leje të autoriteteve kosovare ndërsa sot ai pritet të vizitojë Prizrenin.

Të hënën, Kosova do të shpallë përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)