Vulin sjell 12 tonë ushqime për serbët e Mitrovicës së veriut
Beograd, 20 shkurt - Mbrëmjen e djeshme Ministri serb i ngarkuar për Kosovën Aleksandar Vulin, ka paralajmëruar se sot në Mitrovicë do të vizitojë Kuzhinën popullore të Serbisë dhe përfaqësuesve të saj do tiu dorëzojë 12 tonë ushqime të ngrira, transmeton B92.
Aleksandër Vulin gjatë vizitës së sotme do të flasë në fushatën zgjedhore për prefekt të Mitrovicës dhe pritet të ti ftojë votuesit serbë të votojnë për kandidatin e listës Sërpska Goran Rakiqin, raporton \"Zëri\".
Zgjedhjet për kryetarin e komunës së Mitrovicës së veriut do të mbahen ditën e dielë me 23 shkurt.