11 Janar 2025

Vulin: Serbia është e bindur në argumentet e saj

Beograd, 22 tetor - Drejtori i Zyrës që Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Serbia është e gatshme për negociata me Kosovën, dhe këtë e ka treguar edhe në takimin e zhvilluar në Bruksel.

Sipas tij, pas bisedimeve teknike, Serbia është e gatshme për ato politike të çdo niveli, sepse është e bindur në argumentet e saj dhe e di se e drejta ndërkombëtare është në anën e saj.

Vulin ka thënë se qëndrimi rreth negociatave me Kosovën është marrë dhe negocitat tashmë kanë filluar.

“E kemi marrë pozicionin aktiv, jemi nisur të parët, të parët kemi thënë se po duam negociata politike, kemi thënë në cilin nivel i duam. Na mbeti ne të presim që pala shqiptare përfundimisht të përcaktohet se këtë vërtetë dëshiron dhe të kuptojë se heqja e pavarësisë së mbiqkyrur nuk është diçka që i ka ndryshuar gjërat ”, ka thënë ai.

Ai e ka cilësuar heqjen e pavarësisë së mbikqyrur si “gabim tragjik të bashkësisë ndërkombëtare” sepse në Kosovë nuk po ndodh asgjë pa ndikimin e bashkësisë ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)