Vulin: Prishtina kundërshton integrimin e serbëve
Beograd, 11 qershor - Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Prishtina është treguar si kundërshtare e fuqishme e integrimit të serbëve të Kosovës dhe se deklaratat e caktuara të saj kanë qëllin ti trembin ata.
Sipas tij, deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, se Kosova nuk ka nevojë për 800 policë serbë në veri, por do të rekrutojë 100 - 150 sish, tregon për diçka që është ndjerë në bisedat për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit - se kundërshtari më i madh i integrimit të serbëve është Prishtina.
\"Shteti i Serbisë nuk mund ta pranojë këtë. Teksti i Marrëveshjes së Brukselit është më së i qartë - ose ka vend për të gjithë, ose nuk ka vend për asnjërin, ka thënë Vulin, transmetojnë mediat serbe.