Vulin nuk jep dorëheqjen
Beograd, 23 prill - Qeveria serbe shprehet se lajmet e publikuara ditën e djeshme se Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin do të japë dorëheqjen janë të pavërteta.
Orainfo shkruan se këtë qeveria serbe e ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë (RTS)
Disa agjenci lajmesh mbrëmë dhanë lajmin se Vulin në shenjë pakënaqësie me marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ka vendosur të japë dorëheqje dhe atë pritet ta bëjë gjatë ditës së martë.