Vulin nis vizitën në Kosovë
Beograd, 17 gusht - Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka nisur vizitën në Kosovë, duke u takuar me, siç shkruajnë mediat serbe, përfaqësues të kompanive publike dhe institucioneve shtetërore të Komunës së Shtërpcës.
Autoritetet kosovare, në anën tjetër, kanë konfirmuar se i kanë dhënë lejen e qëndrimit zotit Vulin, i cili, përveç Shtërpcës, do të vizitojë edhe Prizrenin, Rahovecin dhe Hoçën e Madhe.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se vizita është paralajmëruar si vizitë e karakterit fetar.