12 Janar 2025

Vulin mbetet shef i Zyrës së Serbisë për Kosovën

Beograd, 22 maj - Aleksandar Vulin do të mbetet në krye të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, me kërkesë të serbëve të veriut, shkruajnë mediat në Beograd.

Një muaj më parë, Vulin ka dhënë dorëheqje nga ky post, duke thënë se nuk pajtohet me Marrëveshjen e Brukselit.

B92 shkruan se 8,000 serbë të veriut kanë nënshkruar peticionin për mbetjen e Vulinit.

Veçernje Novosti, në anën tjetër, shkruan se edhe zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me Vulinin për mundësinë e vazhdimit të detyrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)