Vulin kryetar i Këshillit serb për zbatimin e marrëveshjes
Beograd, 29 maj - Aleksandër Vulin do të jetë ai që do të drejtojë Këshillin serb në implementimin e marrëveshjes së Brukselit. Kështu ka vendosur qeveria serbe gjatë mbledhjes së sotme.
Nënkryetar të Këshillit janë zgjedhur sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Veljko Odaloviq, këshilltari i kryetarit serb Marko Gjuriq, ministri i Drejtësisë Nikola Selakoviq dhe drejtori i Sekretaraitit republikan për Jurisprudencë Dejan Gjuugjeviq, shkruan Koha.
Këshilli ka nëntë anëtarë nga Ministria Punëve të Brendshme, financat e ekonomia, drejtësia dhe administrata shtetërore, arsimi, shkenca dhe zhvillimi teknologjik, shëndetësia, puna, punësimi dhe politika sociale.