Vulin ka anuluar vizitën në Kosovë
Beograd, 22 nëntor - Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka anuluar vizitën treditore në Kosovë.
Njoftimi për shtyp i lëshuar nga Zyra e Vulin, nuk jep asnjë arsye për anulimin e vizitës.
Së fundmi ai ka thënë se autoritetet në Prishtinë ia kanë ndaluar vizitat në Kosovë.
Më herët është njoftuar se ai do të qëndronte në Shtërpcë, Zveçan dhe Manastir të Deçanit.