12 Janar 2025

Vulin jep dorëheqjen shkaku i marrëveshja Kosovë-Serbi

Beograd, 24 prill - Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin njoftoi zyrtarisht dorëheqjen nga ky post.

Vulin njoftoi në televizionin publik serb se sot do të paraqesë dorëheqjen me shkrim duke u shprehur i pakënaqur me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sot para juve dhe para popullit, kurse nesër para Qeverisë dhe Partisë Përparimtare duhet të jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Zyrës. Ua kam dhënë fjalën serbëve nga Kosova që marrëveshja do të jetë ndryshe dhe se do të arrij atë që ndoshta është e pamundur”, ka thënë Vulin dhe ka shtuar se i mbështetë plotësisht kërkesat e serbëve nga Kosova që të shpallin referendum për marrëveshjen e Brukselit.

Burime të afërta me Zyrën për Kosovën kanë thënë se Vulin e ka planifikuar dorëheqjen menjëherë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, por tashmë ka marrë vendimin përfundimtar për këtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)