10 Janar 2025

Vulin: Institucionet serbe në Kosovë nuk janë ilegale

Beograd, 25 korrik - Kandidati për kryetar të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se Kosova nuk është e asnjë partie.

Ai ka paralajmëruar se gjithçka që do të bëjë gjatë ushtrimit të detyrës së tij do të jetë në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vulin ka theksuar se politika unike e shtetit serb ndaj Kosovës është imperativ dhe se në vazhdim të dialogut do të përfshihen edhe serbët nga Kosova të cilët deri më tani nuk ishin pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi, raportojnë mediat serbe.

Sipas këtyre mediave, ai ka folur edhe për komunat në veri që drejtohen nga kryetar ilegal. “Qëndrimi i njohur i shtetit është që institucionet serbe në Kosovë nuk janë ilegale, por janë legjitime dhe shtet nuk do të bëjë asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë”, ka thënë Vulin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)