Vulin: E duam policinë, drejtësinë dhe planifikimin hapësinor
Beograd, 25 mars - Në bisedimet me Prishtinën, Beogradi nuk mund të pranojë asgjë më pak se kontrollin e policisë, drejtësisë dhe planifikimit hapësinor nga bashkësia e komunave serbe në Kosovë, ka deklaruar shefi I zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin.
\"Kjo është ajo shkalla nën të cilën nuk pranojmë të shkojmë, për të mos përmendur vijat e kuqe. Nuk mund të pranojmë që të mos ketë kontroll ndaj policisë, nda drejtësisë dhe finansim direkt nga ana e Serbisë dhe kontroll ndaj planifikimit hapësinor, i ka thënë Vulin.
Indeksonline shkruan se ai ka shpjeguar për televizionin serb B92, se planifikimi hapësinor është i rëndësishëm, sepse, sipas tij, është e vetmja mënyrë të pengohet ndryshimi i strukturës etnike.
\"Nëse nuk ka leje për ndërtimin e shtëpive dhe ndërtesave, atëherë do të ketë përplasje te Kroi i Vitakut në Mitrovicë, ashtu edhe siç po nodh, dhe pastaj paralajmërohet ardhja e 170 familjeve shqiptare, të cilat kurrë nuk kanë jetuar në atë pjesë, ka thënë Vulin.