13 Janar 2025

Vulin: Do të jem në Kosovë bashkë me Vuçiqin

Beograd, 30 tetor - Ministri pa Portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se bojkoti i zgjedhjeve do të ishte zgjedhja më e keqe për serbët.

Ai ka theksuar se bashkë me Zëvendëskryeministrin e parë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta vizitojë Kosovën më 1 nëntor për t’i porositur serbët që të dalin në zgjedhje në numër sa më të madh.

“Nëse serbët nuk dalin në zgjedhje më 3 nëntor, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut do të zgjedhet një shqiptar. Pres që vizita ime në ‘Kosovë e Metohi’ të kalojë pa probleme”, ka thënë ai në një intervistë për të përditshmen beogradase “Novosti”.

Sipas tij, Mitrovica e Veriut mund të bëhet komunë në të cilën një shqiptar të zgjedhet Kryetar, siç ka deklaruar ai, konkretisht Adrijana Hoxhiq.

“Nëse kjo ndodh, atëherë duhet të pyesim se çka do të ndodh me Bashkësinë e komunave serbe, me jetën në ‘Kosovë e Metohi’, me shtetin i cili më nuk do të mund të financojë jetën në këtë zonë”, ka deklaruar Vulin, për ”Novosti”

Vulin ka thënë se Beogradi do ta vazhdojë financimin dhe formimin e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, edhe pas zgjedhjeve.

I pyetur nëse pret që vizita e tij në Kosovë të kalojë pa probleme, për shkak se Prishtina ka paralajmëruar se nuk do t’i lejojë atij hyrjen, Vulin ka thënë se pret që kjo të shkojë normalisht, se bashkësia ndërkombëtare do t’i garantojë atij liri të lëvizjes, sepse “kjo është në interes të të gjithëve”.

Por, Kosovapress raporton se Vuçiq do të vijë vetëm në Kosovë më 1 nëntor pasi që Vulinit nuk i është lejuar hyrja nga autoritetet kosovare.

“Siç bëhet e ditur nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, vizita e Vuçiqit është lejuar por jo edhe e Vulinit dhe se për këtë ka edhe një mirëkuptim nga Brukseli pasi që Vulin ka veprua në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit”, raporton kjo agjenci lajmesh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)