Vulin dënon sulmin kundër EULEX-it
Beograd, 19 shtator - Ministri pa portofol për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka dënuar sulmin ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në Zveçan, me çrast ka humbur jetën një pjesëtar i misionit.
Ai ka thënë se autorët e tij janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve dhe Serbisë.
Çdo gjë është ende në fazën e hetimeve, andaj nuk e dimë se kush është autori. Por, në emër të Qeverisë së Serbisë, dua të dënoj fuqishëm këtë tragjedi, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të jetë e rastësishme, ka thënë Vulin, transmetojnë mediat serbe.