13 Janar 2025

Vulin: Data e negociatave, meritë e serbëve të Kosovës

Beograd, 19 dhjetor - Aleksandar Vulin Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë i ngarkuar për Kosovën, në takimin me anëtarët e Shoqatës së personave të zhvendosur nga Kosova “Kosovski bozhuri”, në Paraqin, ka falënderuar serbët e Kosovës që kanë dëgjuar qeverinë e vet (serbe), kanë dalë në zgjedhje dhe aktivisht morën pjesë në jetësimin e Marrëveshjes së Brukselit. Volin thotë se pa këtë Serbia nuk do t’i niste negociatat me BE.

Vulin ka theksuar gjithashtu se ata me votën dhe sjelljen e ture gjatë zgjedhjeve në Kosovë kanë vendosur mbi fatin e të gjithë serbëve.

Vulin ka përsëritur se Qeveria e Serbisë përherë do të jetë pranë tyre dhe me ta. “Për herë të parë serbët në Kosovë dhe Qeveria (serbe) kanë qenë plotësisht unik dhe të kthyer kah qëllimi i njëjtë dhe ja rezultati”, ka komentuar ministri në fjalë.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet ta di se edhe për serbët në ‘Kosovë e Metohi’ vlejnë standardet e njëjta dhe rregullat e njëjta si edhe për gjithë të tjerët, dhe ajo duhet ta bëjë këtë”, ka deklaruar Aleksandër Vulin.

Ai ka kujtuar se ekzistojnë 40.000 kërkesa dëmtuese të cilave nuk u dihet fati dhe ka theksuar se edhe kjo është përgjegjësi e bashkësisë ndërkombëtare.

Prej vitit 1999 deri më sot në Kosovë janë kthyer 22.000 serbë, nga ata kanë mbetur gjithsej 4.000, kurse të tjerët, sipas tij e kanë braktisur Kosovën për shkak të dhunës dhe pamundësisë për të vazhduar jetën e tyre atje. Ky fakt sipas Vulin, do të ndryshohet me formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (BKS).

\"Me anë të kompetencave të asaj bashkësie do të sigurojmë që vetë të kujdesemi mbi shëndetësinë, shkollimin, zhvillimin ekonomik, planifikimin urbanistik, e pas kësaj në radhë vjen kthimi i pronës, çëshjta e kishës, kulturës, kthimi i serbëve dhe çështja e të ardhmes tonë” ka deklaruar Vulin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)