Vulin bën thirrje për votim në 17 nëntor
Beograd, 14 nëntor - Në takime me veteranë e me përfaqësues të jetës publike e kulturore në veri të Kosovës, ministri po portofol i qeverisës serbe, Aleksandar Vulin ka ftuar qytetarët që të jenë përkrah shtetit të tyre dhe të dielën, më 17 nëntor të marrin pjesë në zgjdhje.
Ju lus, si ushtarë, si njerëz, serbë dhe qytetarë të Kosovës e Metohisë që të jeni përkrah shtetit tuaj dhe që kurrsesi të mos zhgënjeni atë rini që keni shpenzuar duke e mbrojtur këtë vend,-ka theksuar Vulin në takimin me veteranë, raporton \"TV Most\".
Ai ka theksuar se gjithçka që do të bëhet në të ardhmen, do të bëhet që serbët të qëndrojnë dhe të jenë në Kosovë.