Vukçeviç: S`ka të dhëna për vdekjen e Mlladiçit
Beograd, 1 nentor - Prokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç, deklaroi se nuk ka asnjë lloj të dhëne se Ratko Mlladiç, i kërkuar nga Gjykata e Hagës ka vdekur.
Vendimi për rritjen e shpërblimit për informacionet që do të çonin te vendndodhja dhe arrestimi i Ratko Mlladiçit dhe Goran Haxhiçit tregon sesa e rëndësishme është për autoritetet serbe respektimi i dinjitetit të viktimave të krimeve të luftës, deklaroi Haxhiç gjatë një interviste për gazetën serbe "Danas".
Vukçeviç theksoi se për mosarrestimin e Mlladiçit çmim të madh paguajmë çdo ditë jo vetëm ne, por edhe brezat që vijnë.