Vuk Jeremiq përjashtohet nga partia
Beograd, 15 shkurt - Vuk Jeremiq është përjashtuar sot nga Partia Demokratike për shkak të mosrespektimit të vendimit të Këshillit të përgjithshëm dhe shkeljes së Statutit.
Sipas mediave serbe Jeremiqi ka qenë i njoftuar për vendimin e Këshillit të përgjithshëm të sjellur që para dy javësh, kur i është dhënë materiali i duhur dhe i është dhënë afat që ai të deklarohet, por ai këtë nuk e ka bërë.
Këshilli i përgjithshëm ka sjellë vendim që të gjithë ish ministrit ti kthejnë mandatet, por Jeremiqi nuk e ka respektuar këtë vendim.