Vujanoviq vë kushte në raportet diplomatike me Kosovën
Podgoricë, 28 dhjetor - Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka vlerësuar se ende nuk janë krijuar kushtet për shkëmbimin e ambasadorëve në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.
Në një intervistë për Radion Mali i Zi, Vujanoviq ka përsëritur qëndrimin se nuk do të japë pajtimin për shkëmbimin e ambasadorëve derisa në Kosovë nuk pranohet bashkësia etnike malazeze.
Siç ka shpjeguar Vujanoviq, kusht për ndërrimin e ambasadorëve është që Kuvendi i Kosovës të gjejë hapësirë për përfaqësim autentik të malazezëve në Parlamentin kosovar.