Vuçiq: Zgjidhja për Kosovën, do të jetë e rënd
Beograd, 2 nëntor - Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë dhe Ministër i Mbrojtjes e bashkërendues i të gjitha shërbimeve të sigurimit serb, bartës i luftës kundër kriminalitetit, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për gazetën Veçernje Novosti, se çfarëdo të jetë zgjidhja për Kosovën, do të jetë e rënd.
Do të mundohemi të fitojmë sa më shumë që është e mundshme për popullin tonë, e të humbim më pak që mundemi, ka deklaruar Vuçiq. Ai ka thënë se nuk dëshiron të flas për modelet konkrete.
Sipas tij, janë dy-tri propozime për konceptim teknik të Platformës. Do të shohim nëse opinionit do tia zbulojmë tërë dokumentin apo vetëm kornizat. Me siguri se do të kemi një qasje më realiste ndaj çështjes së Kosovës, por nënkuptohet se nuk do të heqim dorë nga kushtetuta, ka thënë Vuçiq.
Në çështjen e Kosovës, sipas tij, me siguri askush nuk do të fitojë pikë politike në Serbi. Përkundrazi. Kurse pushteti përpara nesh ka menduar vetëm për hulumtimet e opinionit dhe e ka sjellë vendin në pozicionin më të vështirë të mundshëm, ka thënë nënkryeministri serb.