Vuçiq: Vendimi i Prishtinës është iracional dhe absurd
Beograd, 3 tetor - Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vendimi i Prishtinës për të ndaluar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë gjatë fushatës parazgjedhore është e pakuptimtë, iracionale dhe absurde.
Në njëfarë dore ky vendim është skandaloz, por gjithmonë dua që disa gjëra të kalojnë natën që pastaj të bëjmë marrëveshjen sesi dhe çfarë të bëjmë, ka thenë Vuçiq para gazetarëve mbrëmë, gjatë pritjes në rezidencën e ambasadorit gjerman në Beograd, transmeton koha.net.
Por sidoqoftë, ka thënë ai, nuk mund të lejojmë përulje, por me rëndësi është që të presim një ditë apo dy e atëherë të reagojmë.
Vuçiq ka bërë të ditur se për këto ka biseduar me kryeministrin Daçiq dhe prêt të bisedojë edhe me presidentin Nikoliq.
Jam i bindur se ne do të kemi reagimin unik, por ne duhet gjithmonë të kem kujdes për të gjitha pasojat. Që të mos reagojmë në mënyrën të cilën do të dëshironin ata që janë kundër Serbisë, ka thënë Vuçiq.