12 Janar 2025

Vuçiq sot në në veri të Kosovës

Mitrovicë, 12 maj - Nënkryetari i parë i Qeverisë së Serbisë Aleksandër Vuçiq sot nga Beogradi vjen në veri të Kosovës me qëllim që “t’i bindë serbët” për të pranuar Marrëveshjen e Brukselit arritur ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe atij Dacic më 19 prill për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Nuk dihet a do t’i bindë Vuçiq serbët për këtë marrëveshje të cilët kundër saj mbajtën protestë të premten në Beograd në të cilën, edhe nga peshkopë serbë, u kërkua koka e Dacicit dhe të tjerëve “që e tradhtuan Kosovën” dhe “popullin serb të saj”, siç në të vërtetë edhe cili është qëllimi i tij i tij njëmendtë .

Megjithatë premtimet që i ka dhënë Vuçiq para se të takojë serbët e veriut nuk lënë shumë shpresë.

Pos fjalisë së tij tashmë të njohur se “çizmja shqiptare nuk do të shkelë në veri”, ai sot për medie të Beogradit ka shtuar “se do të bisedohet për çdo imtësi, me legjitimët e jo legjitimët” dhe se atje do të them se “politika e Serbisë është se Kosova nuk është e pavarur, se nuk e kemi dhe nuk do ta njohim Kosovën...”, transmeton Koha.net

Aleksandër Vuçiq takohet me serbët e Kosovës në kohën kur politika zyrtare e Serbisë zvarrit implementimin e marrëveshje së fundit dhe të gjitha marrëveshjet e deritashme nga bisedat “teknike”, ndërsa zyrtarët e Kosovës vazhdojnë ta mbushin gojën me të (me marrëveshjen) “si një e arritur historike”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)