Vuçiq: Serbia duhet të përballet me fakte tronditëse
Beograd, 30 dhjetor - Zëvendëskryeministi i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se shteti i Serbisë duhet të përballet me fakte tronditëse.
Në një intervistë për mediat serbe, ai tha se shteti ka vrarë kundërshtarët politikë dhe qytetarët e vet.
Vuciq, përmendi veç tjerash, edhe vrasjen e 6 të rinjve serbë në Pejë, në vitin 1998, për të cilën ishin akuzuar shqiptarët.
Në një kafiteri në Pejë ne vitin 1998 ishin vrarë gjashtë të rinjë serb. Nuk ka fakte që krimin e kanë kryer shqiptarët, sic besohet, tha Vuçiq.