Vuçiq: Rezultatet e zgjedhjeve grusht i rëndë për Thaçin
Beograd, 13 nëntor - Shteti serb ka dërguar mesazh plotësisht të qartë kur u ka bërë thrirje serbëve të dalin në zgjedhjet lokale në Kosovë dhe ka vlerësuar se rezultatet e zgjedhjeve janë grusht i rëndë për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Kështu është shprehur në një intrevistë për Televizionin B92, nënkryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se në Leposaviq ka dalë gati numër i njëjtë i votuesve sikur që ka qenë në zgjedhjet parlamentare e presidenciale (serbe).
Ai ka vënë në dukje se shteti i respekton serbët në Kosovë dhe është shumë me rëndësi që edhe ata ta respektojnë shtetin e tyre (Serbinë).
Është me rëndësi për ju, është me rëndësi për ne, por para se gjithash me rëndësi për ju, ka thënë Vuçiq dhe ka nënvizuar se janë shënuar rezultate të mëdha dhe se në jug të Ibrit në zgjedhje kanë dalë 30.868 serbë.
Sipas tij me rëndësi është Mitrovica veriore për popullin serbë në Kosovë, por ata janë që duhet ta marrin vendimin përfundimtar.