Vuçiq: Komandanti i policisë në veri është emëruar
Beograd, 24 qershor - Duke u përgjigjur në vërejtjet e Brukselit për mos përmbushjen e kërkesave, në mesin e të cilave edhe ajo për emërimin e komandantit rajonal të policisë në veri të Kosovës, zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ai nuk gënjen sepse komandanti është emëruar nga pala serbe.
Brukseli ka pranuar komandantin rajonal të policisë në veri të Kosovës, i cili është emëruar nga ana jonë, ndërsa duhet ta propozojë edhe Prishtina, ka thënë Vuçiq për B92.
Ai ka theksuar se nuk do ta zërë në gojë emrin e njeriut, por Brukseli e ka pranuar emërimin e tij.
Brukseli e ka pranuar, ata kanë pasur vërejtje në një tjetër njeri, por ne kemi propozuar dy dhe këtu përfundon tregimi, ka thënë Vuçiq.