14 Maj 2025

Vuciq: Gjithçka lidhur me Kosovën, do të jetë e dhimbshme

Beograd, 27 nëntor - Vuciq ka thënë se Serbia është shumë e shqetësuar lidhur me zhvillimin e mundshëm të ngjarjeve pas vendimit që do të marrë ditën e enjte Gjykata e Hagës lidhur me Ramush Haradinajn si dhe shënimin e festës shqiptare të flamurit. 

Zëvendës-presidenti i parë i Serbisë, Aleksandar Vuciq ka deklaruar sot në Beograd se gjithçka që do të ndodhë lidhur me çështjen e Kosovës, do të jetë e dhimbshme. Vuciq ka paralajmëruar për dy javët e ardhshme një sërë takimesh diplomatike, të cilat sipas tij pak a shumë do të caktojnë zhvillimin e ngjarjeve.

Pas takimit me ministrin italian të mbrojtjes, Gianpaolo di Paolo, Vuciq, ka thënë se së shpejti do të zhvillohen takime me serbët nga veriu i Kosovës dhe ata që jetojnë në jug të Ibrit, për siç ka thënë ai shqyrtimin e mundësive për përmbushjen e të gjitha obligimeve që ka marrë përsipër qeveria e mëparshme serbe. Sipas Vuciq, qeveria serbe do të bëjë përpjekje që njëkohësisht të mbroj interesat kombëtare dhe të vazhdojë procesin e integrimeve evropiane.

Vuciq ka thënë gjithashtu se Serbia është shumë e shqetësuar lidhur me zhvillimin e mundshëm të ngjarjeve pas vendimit që do të marrë ditën e enjte Gjykata e Hagës lidhur me Ramush Haradinajn si dhe shënimin e festës shqiptare të flamurit.

Vuciq ka thënë se Serbia do të bëjë çmos që gjithçka të kalojë sa më qetë dhe në mënyrë sa më demokratike, por ka kërkuar që edhe pala tjetër të angazhohet njësoj për këtë gjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)