Vuçiq do të qëndrojë sot në Graçanicë për Krishtlindje
Beograd, 7 janar - Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë sot në Graçanicë, raportojnë mediat serbe.
Sipas burimeve të njëjta, Vuçiq do të marrë pjesë në liturgjinë e Krishtlindjeve ortodokse në Manastirin e Graçanicës, e cila do të udhëhiqet nga peshkopi Teodosije.
Në prag të vizitës, Vuçiq ka thënë se udhëton në Kosovë me mesazh të paqes.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se në kremten qendrore të Krishtlindjeve në Graçanicë do të marrë pjesë edhe ministri pa portofol, Aleksandar Vulin.