Vuçiq anulon vizitën në Kosovë
Beograd, 22 tetor - Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka anuluar vizitën në Graçanicë dhe Leposaviq, të paraparë për të mërkurën, pasi nuk dëshiron që ti pranojë kushtëzimet e Prishtinës, që në Kosovë nuk mundet të udhëtojë me ministrin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka njoftuar Zyra për Kosovën.
Pres që deri në fund të fushatës mundem të shkoj në veri dhe në jug të Kosovës me ministrin Aleksandar Vulin dhe me këdo tjetër që dëshiroj, ka thënë Vuçiq. Ai ka thënë se dëshiron që popullit të tij ti drejtohet qartë dhe që bashkë me të, të jetë edhe ministri i ngarkuar për Kosovën.