Vuçiç: S'përgjigjem me fjalë të shëmtuara si Thaçi
Beograd, 3 prill - Aleksandër Vuçiçit nuk i kanë pëlqyer aspak deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit pas takimit të bërë dje në Bruksel. Vuçiç për deklaratën e Thaçit, ka thënë se nuk do t'i përgjigjet fjalëve të tij jo të hijshme.
Nuk do të përgjigjem me fjalë të shëmtuara sikur Thaçi , ngase atij më së miri i shkojnë ato, citohet të ketë thënë Vuçiç për mediat serbe, shkruan Indeksonline.
Ndërsa Hashim Thaçi e ka konsideruar Vuçiç si pjesëmarrës të ri në bisedime për pasojë i duhet kohë për përshtatje.
Vuçiç ishte një pjesëmarrës i ri në bisedime, ai nuk ishte i përgatitur për realitetin në Kosovë, i duhet akoma kohë për tu përshtatur dhe për të hequr dorë nga ideja e Sheshelit, ka thënë Kryeministri Thaçi, mbrëmë pas takimit në Bruksel.
Mbrëmë , në raundin e tetë të bisedimeve në Bruksel, Thaçi dhe Vuçiç kishin ngritur tonet. Ky i fundit i kishte thënë Thaçit se Serbia ka Kushtetutën e saj dhe Kosova është në Kushtetutën e saj.