19 Prill 2024

Vuçiç, shihet i injoruar në takimin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian

Pragë, 7 tetor - Një video ku presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, shihet i injoruar në takimin inaugurues të Komunitetit Politik Evropian, është duke qarkulluar me shpejtësi në mediat sociale.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, presidenti serb Vuçiç qëndron i vetëm në mes të sallës me celular në dorë, ndërkohë që liderët e tjerë ballkanikë dhe europianë bisedojnë me njëri-tjetrin.

Dje, 44 liderët e vendeve u mblodhën në Pragë, në kuadër të takimit të liderëve të shteteve të anëtarëve të Komunitetit Politik Evropian.

Ky Komunitet është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron dhe në të cilën janë bashkuar liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane.

Kjo nismë synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)