11 Janar 2025

Vuçiç: Serbia dëshiron një marrëveshje me Kosovën

Prishtinë, 14 prill - Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se, askujt nuk i intereson, që gjërat të ngrihen dhe të mbeten në të shkuarën dhe ka shfaqur shpresën, se bisedimet me Kosovën do të vazhdojnë.

Zv/kryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se, Serbia dëshiron që të arrijë marrëveshje me bashkësinë ndërkombëtare dhe Prishtinën, por që kjo të jetë në harmoni me “interesat tona elementare shtetërore dhe nacionale”, në mënyrë që zgjidhja e atij problemi “të jetë gjë e madhe për vendin tonë”, transmeton \"Ora Info\".

 “Nuk është çështja, se a do të bëhet kjo brenda tri ditësh, sepse nëse këtë problem e zgjidhim për një muaj, ne kemi bërë një gjë të madhe për vendin tonë”, ka thënë Vuçiç dhe ka shtuar se çdo ditë bisedohet, pasi kjo çështje nuk duhet futet \"nën mëngë\" dhe as nuk do të “ikim nga kjo temë”.

 “Mendoj se mesazhi më i mirë është, që Serbia dëshiron që t’i zgjidhë problemet dhe nuk ka kohë për të pritur”, ka deklaruar Vuçiç, raporton B92.

Ai ka thënë se, pozicioni i Serbisë lidhur më këtë çështje është i qartë. “Ne jemi të gatshëm dhe të hapur për bisedime, gjithmonë, çdokund dhe në çdo vend me ndërmjetësim të BE-së. Ne nuk kemi pasur asnjë problem me atë se çfarë dhe si ka vepruar përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, por me atë që Prishtina nuk ka dashur të bëjë asnjë lëshim, kurse nga pala serbe kjo është kërkuar vazhdimisht”, ka theksuar Vuçiç.

Ai ka thënë se nuk ka informacione, nëse do të përfshihet komisioneri Stefan Fule në dialog.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)