Vuçiç: Pas 7 tetorit do të shkojmë lirshëm në Kosovë
Beograd, 6 tetor - Zëvendës kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se pret mbledhjen e Brukselit, më 7 tetor, që politikanët serbë të mund të shkojnë lirshëm në Kosovë.
Pres që pas takimit 3-palësh në Bruksel, zyrtarët e lartë të Serbisë të shkojnë në Kosovë, para datës 3 nëntor, -ka deklaruar Vuçiç.
Ndërkohë në Kosovë, duket se krerët e lartë të shtetit janë kontradiktorë.
Këshilltari i kryeministrit Thaçi, Bekim Çollaku, ka thënë se nuk ka ndalesë për zyrtarët serbë, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se ka një vendim për mos-hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë, përgjatë fushatës elektorale.
Nga ana tjetër, kryeministri serb, Daçiç, ka kërcënuar se do të tërhiqet nga bisedimet në qoftë se pala shqiptare nuk e anulon vendimin.