Vuçiç: Kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës
Beograd, 27 prill - Kryeministri i sapo zgjedhur serb, Aleksandër Vuçiç ka prezantuar edhe platformën e tij qeverisëse para parlamentit serb.
Duke folur për Kosovën, Vuçiç ka thënë se politika ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë.
Ai ka thënë se nuk ka dhe nuk do të ketë pranim të pavarësisë së Kosovës dhe se zgjidhjet për çdo problem që ekziston ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të bëhen në Bruksel.
Serbët në Kosovë e dinë që kjo është qeveria e tyre dhe se çdo lëvizje do ta bëj duke qenë edhe ata në dijeni si dhe do të përkujdesemi për interesat e serbëve, ka thënë Vucic në parlamentin serb.
Ai ka thënë se vazhdimi i dialogut në Bruksel dhe procesi i normalizimit të jetës në Kosovë do të jetë prioritet i qeverisë së tij dhe se do të jetë i bazuar në interesat e serbëve në Kosovë.
Vucic ka falënderuar serbët në Kosovë që kanë pranuar politikën e tij dhe i ka falënderuar për besimin që kanë treguar.