15 Janar 2025

Vuçiç: Kosovën s'e njohim, por do jetojmë në paqe me të

Beograd, 29 prill - Kryeministri i ri i Serbisë Aleksandër Vuçiç u ka premtuar qytetarëve se do të bëjë gjithë që është e mundur që vendi të përparojë, duke përmendur se Serbia mjaft raste i ka harxhuar, për shkak të politikanëve.

Ai ka paralajmëruar se do të vazhdojnë presionet mbi Serbinë, por se ajo është më e fuqishme pas zgjedhjeve, si dhe ka përsëritur që gjendja në Serbi duhet të përmirësohet me masa të rënda. Sipas tij qeveria e re serbe i ka tri detyra themelore për përmirësimin e ekonomisë.

“E para, reformimin e mënyrës me të cilën ekonomia jonë funksionon, duke sjellë një paket të gjerë të reformave detale dhe serioze në parlament. Këto do të jenë ligje themelore dhe të detajuara, të cilat në Serbi do t’ia krijojnë një ambient të vërtetë të tregut dhe do të ndihmojë edhe më shumë që të shkatërrohet korrupsioni”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka theksuar se qeveria e kaluar e përbërë nga progresistët dhe socialistët, ka qenë e suksesshme dhe se ka nisur mjaft procese, ka arritur mjaft suksese, si dhe i ka kthyer Serbisë reputacionin.

 Sipas tij, suksesi më i madh është se “është ndarë nga mandatet dhe grupet e fuqishme të interesave financiare”.

Si sukses të dytë, ai e ka përmendur luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndërkaq, si sukses të tretë, bisedimet me BE-në. Suksesi i katërt i qeverisë s kaluar serbe, sipas Vuçiç, janë bisedimet e Beogradit me Prishtinën. Për kryeministrin serb procesi i bisedimeve me Prishtinën do të vazhdojë dhe se ai, personalisht, do ta përfaqësojë Serbinë në bisedimet në Bruksel.

“Bisedimet do t’i vazhdojmë me besimin e mirë se deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, do t’i ofrojmë drejt fundit. Natyrisht, nuk varet e gjitha nga ne, por ajo që varet, ne mundemi dhe duhet ta bëjmë."

"Ky proces është prioritet i yni dhe në qoftë se punojmë në mënyrë të vyer, besoj që deri në fund të kësaj dekade, Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Nuk po e them premtimin e forte, sepse nuk varet gjithçka nga ne”, thkesoi Vuçiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)