11 Janar 2025

Vuçiç: Ka vend për kompromis mes Serbisë dhe Kosovës

Beograd, 23 janar - Zëvendës kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksander Vuçiç tha se gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën do të jetë e vështirë dhe se Serbia duhet të përpiqet të përfitojë sa më shumë që të mundet.

“Zgjidhja e çështjes së Kosovës është e vështirë. Detyra jonë është, siç e kam thënë më parë, të përfitojmë sa më shumë për njerëzit tanë dhe të humbasim sa më pak që të jetë e mundur.”
 
Në një intervistë për agjencinë Reuter, zyrtari i lartë serb tha se Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, por shtoi se Beogradi është i gatshëm të bisedojë dhe është i gatshëm për kompromis.

Komentet e zyrtarit serb bëhen në një kohë kur të dy palët e kanë ngritur nivelin e negociatave në nivel kryeministrash dhe bisedimet po zhvillohen në Bruksel me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian. Serbia synon të arrijë përparim të mjaftueshëm për të siguruar anëtarësinë në Bashkimin Evropian.

Problemi kryesor mes të dy palëve është çështja e veriut të Kosovës e banuar me shumicë serbe ku Prishtina nuk ka ende kontroll. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)