09 Janar 2025

Vuçiç ia ndalon presidentit serb Nikoliç të përmendë fjalën luftë

Beograd, 19 janar - Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas kthimit të tij nga Davosi i Zvicrës, ia ka ndaluar të gjithë ministrave, zyrtarëve të shtetit dhe nëpunësve civilë për të komentuar mbi zhvillimet në rajon për shkak të deklaratave të papjekura të bëra ditët e fundit në media.

Vuçiç ia ka ndaluar presidentit serb Nikoliç të përmendë fjalën luftë shkruan gazeta e Beogradit “Blic”.

“Ju lutem, në të ardhmen, për shkak të ndjeshmërisë së momentit politik në rajon, më lejoni të jem i vetmi për Qeverinë për të komentuar mbi marrëdhëniet në rajon. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj dhe ju lutem informoni të gjithë zyrtarët dhe punonjësit e Qeverisë për kërkesëns sime..” thuhet në letrën e Vuçiçit të siguruar nga gazeta “Blic”

Në vazhdim Vuçiç i ka quajtur provokuese, sjelljen dhe deklaratat e krahut të presidentit Tomisllav Nikoliç dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

“Nikoliç dhe Gjuriç me deklaratat e tyre shkojnë shumë larg, janë të tepruar, përtej asaj që është rënë dakord. Vuçiç po bën përpjekjet për të lehtësuar dëmin nga kjo retorikë e ashpër dhe e pamatur e aplikuar në Serbi..” thotë burimi nga një ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)