Vuçiç dhe Vulin sot do të qëndrojnë në Kosovë
Beograd, 1 nëntor - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ministri pa portofol përgjegjës për Kosovën, Aleksandar Vulin sot do të qëndrojnë në Kosovë, në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.
Vulin në një intervistë për RTS deklaroi se vizita ka të bëjë me inkurajimin e serbëve për të dal masovikisht në zgjedhjet e së dielës.
Përveç tyre, në kuadër të delegacionit do të jetë edhe ministri serb i drejtësisë, Nikola Srelakoviq.
Një nga ministrat kontravers Vulin sërish do të hyjë në Kosovë, pasi që autoritetet kosovare të drejtësisë i hoqën urdhër arrestin ndaj tij në rast se do të hynte në Kosovë me uniformë serbe sikur gjatë vizitës së tij të kaluar.
Jozyrtarisht mësohet se edhe zyrtarë të tjerë serb para disa ditëve kanë mbërritur nëpër enklavat serbe për t`i bindur ata për të dal në zgjedhjet lokale në Kosovë.