11 Janar 2025

Vritet ideatori i sulmeve terroriste në Paris

Paris, 19 nëntor - Ai që cilësohej si “truri” i sulmeve terroriste në Paris fundjavën e shkuar, është vrarë nga policia franceze.

Lajmin e konfirmon prokurori i Parisit, i cili u ka thënë medieve se Abdelhamid Abaaoud është ekzekutuar gjatë aksionit special të policisë, ditën e djeshme në “Saint Denis”.

Trupi i mbushur me plagë plumbash i 27-vjeçarit Abaauod, me shtetësi belge, është gjetur në një ndërtesë në veri të Parisit, të mërkurën.

Operacioni i policisë franceze është kryer paraditen e djeshme dhe dyshimet se Abaaoud kishte mbetur i vrarë u përhapën menjëherë në media.

Por zyrtarët francezë nuk u nxituan në konfirmimin e lajmit, për shkak të vështirësisë së identifikimit që krijonte gjendja e trupave të dy terroristëve.

Burime pranë forcave të sigurisë franceze u thanë medieve se besonin që njëri prej të vrarëve ishte Abaaoud, ndërsa tjetra kushërira e tij 26-vjeçare, Hasna Aitboulahcen, çka është konfirmuar sot pas analizimit të gjurmëve të gishtërinjve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)