Vriten 13 civilë në lindje të Ukrainës
Kiev, 28 korrik - Në lindje të Ukrainës për pasojë të konfliktit të armatosur në rajonin Kurlioka, 13 civilë janë vrarë mes tyre dy fëmijë.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia franceze e lajmeve e cila citon autoritete zyrtare të Ukrainës.
Ndërsa në sulmet me raketa të ushtrisë kundër separatistëve në Luhansk në lindje të vendit 15 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur. Qyteti Luhansk ndodhet në shënjestër të topave dhe artilerisë së rëndë të ushtrisë ukrainase. Ditën e premte nga lëshimi i një rakete në këtë qytet të lindjes së Ukrainës, 5 persona kanë humbur jetën dhe 2 të tjerë janë plagosur.