23 Dhjetor 2024

Vordsvorth: Serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhje

Beograd, 9 nëntor - Ambasadori britanik në Beograd, Stiven Vordsvorth ka thënë të hënën mbrëma, se serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare sepse parlamenti në Prishtinë merr vendime që kanë të bëjnë me jetën e tyre.

Në një prononcim për televizionin B 92 Vordsvord ka thënë se “e kuptoj si mendojnë njerëzit, por këtu nuk bëhet fjalë për pranimin e pavarësisë, sepse individët nuk e pranojnë pavarësinë, kjo është çështje e shtetit”, ka thënë ai duke shtuar se të njëjtën gjë ua kishte thënë edhe shqiptarëve të Preshevës në vitin 2007.

Vordsvord ka thënë se sa i prektë Kosovës Serbia dhe Britania e Madhe nuk pajtohen për çështjen kryesore të statusit – Serbia nuk e ka njohur Kosovën kurse Britania e ka njohur “dhe kjo është diç që për momentin nuk mund të tejkalohet”.

Ambasadori britanik ka nënvizuar rëndësinë e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, duke cekur se BE dëshiron që procesi të nis por çështja është komplikuar me zgjedhjet në Kosovë që kanë ndodhur papritmas.

“Megjithatë mendoj se procesi mund të filloj e sa po dëgjoj prej kolegëve nga Brukseli, ata janë shumë të interesuar që procesi të fillojë madje edhe para zgjedhjeve në Kosovë. Esenca e atij dialogu është të merrt me çështjet e përgjithshme praktike, të përditshme, që kanë të bëjnë me njerëzit që jetojnë në Kosovë por edhe në fqinjësi”, ka cekur ai.

Ideja është që BE me përfaqësuesen e lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë Ketrin Eshton të jetë mbështetje e atij procesi ka thënë ai dhe ka shtuar se “do të ishte më mirë që Beograd e Prishtina të bisedojnë direkt dhe të mos ketë nevojë për ndonjë ndërmjetësim ”.

Sipas tij ekzistojnë çështje delikate për zgjidhjen e të cilave nevojiten dy, tri apo më shumë përpjekje por që BE, para se gjithash, dëshiron të shoh tek të dy palët vullnetin e qartë që, edhe kur kjo është shumë e vështirë, të gjejnë zgjidhje

Vordsvort ka thënë se nuk ekziston kurrfarë mbështetje e BE për idenë e “Shqipërisë natyrale” apo për “Shqipërinë e Madhe” dhe qëndrimi është i qartë- kufijtë mbeten aty ku janë. “Kam qenë në Preshevë, ne Bujanoc e Medvegjë dhe mesazhi im vazhdimisht ka qenë i njëjtë – kjo është pjesë e Serbisë, çfarë do që ndodh me Kosën nuk ka rëndësi, kjo është Serbi dhe ashtu do të mbetet ”, ka nënvizuar ambasadori britanik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)