Vordsvorth: Çështja e statusit të Kosovës është përmbyllur
Beograd, 30 shtator - Ambasadori britanik në Serbi, Stiven Uordsvorth, deklaroi se për Britaninë statusi i Kosovës është i mbyllur, por Beogradi dhe Prishtina duhet ta fillojnë dialogun.
Qëndrimi i Britanisë së Madhe është se kjo çështje, në kuptimin e statusit të Kosovës, është mbyllur dhe duhet të gjendet mënyrë, që mospajtimet tona për këtë çështje të lehen anash, i tha ambasadori Uordsvorth së përditshmes beogradase Veçernje Novosti.
Ai mëtutje theksoi se është e nevojshme që të fokusohemi në gjërat, që mund ta përmirësojnë jetën e njerëzve në Kosovë.
Uordsvorth tha se fillimi i bisedimeve Beograd - Prrishtinë, nuk është kusht i fuqishëm për dërgimin e aplikimit të Serbisë për në Komisionin Evropian.
Pas miratimit të rezolutës së përbashkët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB së, shumica e ministrave të BE së, tash mendon se është koha që të bëhet hapi tjetër në rrugën e integrimit të Serbisë dhe pres që kjo të ndodhë shumë shpejtë, tha Uordsvorth, duke shtuar se poashtu besojmë se do të ishte e dobishme, që dialogu të filloj sa më shpejtë.
Ai tha se nuk është kusht i Brukselit, që fillimine dialogut, në mënyrë simbolike, ta shënoj mbledhja ndërmjet presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.