21 Dhjetor 2024

Volker: Perëndimi duhet t’i kundërvihet nacionalizmit serb

Washington, 31 maj - Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Kurt Volker thotë se qeveria e Kosovës gaboi që veproi në Veri pa u këshilluar me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, por shton se Perëndimi nuk duhet të neglizhojë prirjet nacionaliste që ai thotë se po ndjek Serbia në rajon.

"Së pari duhet të them se është një gjendje shumë e rrezikshme. Kemi parë shumë herë në të kaluarën se si nacionalizmi etnik ka shpërthyer në konflikt të hapur në Ballkan. Një gjë e tillë duhet parandaluar me çdo kusht. Duke pasur parasysh këtë, mendoj se veprimet e policisë së Kosovës ishin të tepruara."

"Ata duhet të kishin vepruar me më shumë maturi. Por nga ana tjetër duhet të kuptojmë se arsyeja se pse filloi e gjitha, ishte veprimtaria disavjeçare nacionaliste e Serbisë në Kosovë, në Bosnje, në Mal të Zi dhe në vetë Serbinë dhe nuk ka patur përpjekje për ta frenuar atë."

"Mendoj se kjo krijoi një situatë ku Kosova pati ndjesinë se po gërryhej sovraniteti i saj. Refuzimi i komunitetit serb (në Kosovë) për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, përpjekjet për të krijuar Asociacionin e komunave me mbështetjen e Serbisë, të gjitha këto krijuan përshtypjen se Serbia po përpiqej të ndërhynte brenda Kosovës, gjë që natyrisht, ishte e papranueshme për autoritetet e Kosovës, ka shtuar Volker.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Volker, ekspert në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane, i bën thirrje qeverisë së Kosovës të marrë masa për të ulur tensionet, por thotë se edhe Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Evropian, duhet të angazhohen për të zmbrapsur përpjekjet që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)