VMRO dhe BDI fitojnë zgjedhjet parlamentare
Shkup, 28 prill - VMRO-DPMNE-ja tek maqedonasit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim tek shqiptarët shënuan fitore në zgjedhjet e djeshme parlamentare, ndërsa president i vendit u zgjodh kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov.
Kandidati i VMRO DPMNE-së, presidenti aktual Gjorge Ivanov, sipas të dhënëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është rizgjedhur në këtë post pas fitores së mbi 55 për qind të votave kundrejt kandidatit të Lidhjes social demokrate të opozitës, Stevo Pendarovski i cili ka marr 44 për qind.
Në zgjedhjet parlamentare, nga 123 deputetë sa numëron Kuvendi, VRMO-DPMNE-ja ka fituar 62 deputet, LSDM-ja, 34, BDI-ja 18, PDSH-ja 7 deputet ndërsa nga 1 deputet dy parti më të vogla.
Kjo bëhet e ditur nga të dhënat preliminare të KSHZ-së nga 100 për qind votat e numëruara.
Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ka qenë 54,4 për qind, ndërsa për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 63 për qind.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në orët e mëngjesit ka shpallur rezultatet e para preliminare nga 100 për qind të votave të numëruara për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale: