06 Janar 2025

Vladimir Putin me 10 depozita bankare

Moskë, 22 dhjetor - Komisioni Elektoral në Rusi publikon të ardhurat e Vladimir Putin, i cili kandidaton për postin e presidentit në zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm.

E përditshmja ruse \"Rossiskaia Gazeta\" shkruan se Putin ka 10 llogari bankare në të cilat ka depozituar 5.7 milionë rubla (ose 138 mijë euro).

Në katër vitet e fundit Putin ka fituar 17.4 milionë rubla (ose ndryshe 421 mijë euro). Të ardhurat e tij vijnë nga rroga, interesat bankare, madje ai zotëron edhe 230 aksione të Bankës së Shën Petërburgut, si dhe nga pensioni ushtarak.

Ndërsa bashkëshortja e tij, sipas së përditshmes ruse, ka 4 llogari bankare me 8.3 milionë rubli ose 201 mijë euro në dispozicion.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar të mbahen në mars, ç’ka i lë shefit të qeverisë ruse pak kohë për të hartuar një strategji të re, pas akuzave për manipulime në zgjedhjet parlamentare, si pasojë e të cilave analistët shprehën skeptikë për kandidimin e tij.

Në garën për Kremlinin, kryetari i Partisë Rusia e Bashkuar do të ketë përballë oligarkun e pasur Mikhail Prokhorov, të cilin e ka cilësuar “një konkurrent të fortë”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)