Vjetnami nuk i njeh pasaportat e reja kineze për shkak të hartës

Vjetnam, 27 nëntor - Autoritetet vjetnameze kanë refuzuar të vënë vula dhe viza në pasaportën e re kineze, në të cilën është ilustruar harta e vendit, duke përfshirë ishujt e diskutueshëm në Detin e Kinës Jugore. Vend të kësaj vjetnamezët u japin viza shtetasve kinezë në fletë të veçanta letre.
Vjetnami dhe Filipinet deklaruan se i konsiderojnë pasaportat e reja të Kinës me hartën e vendit, në të cilën kufijtë shtetërorë kinezë shtrihen thellë në det, si një shkelje të sovranitetit të tyre.
Kohët e fundit marrëdhëniet midis Kinës dhe Vjetnamit janë përkeqësuar për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me përkatësinë territoriale të disa ishujve në Detin e Kinës Jugore.