Vizita e Erdoganit në Kosovë, shpërthen Daçiç
Beograd, 25 tetor - Serbia do ti rishikojë marrëdhëniet me Turqinë. Kështu ka paralajmëruar Ivica Daçiç, i cili është shprehur jo fort i kënaqur me deklaratat e kryeministrit turk, që i bëri gjatë vizitës në Kosovë.
Daçiç e ka vlerësuar se deklarata është jodiplomatike dhe nuk i shërben stabilitetit politik në Kosovë.
Mesazhi i kryeministrit turk Erdogan është jodiplomatike. Fjalë të tilla, të thëna në Prizren, sigurisht nuk kontribuojnë në stabilitetin politik në Kosovë, e as nuk e kthejnë besimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ka thënë Daçiq për Novosti.