11 Janar 2025

Viti 2012, një nga më vdekjeprurëset për gazetarët

New York, 19, dhjetor - Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një organizatë që nxit lirinë e shtypit, thotë se vdekjet në vendet me luftime dhe ato me objektiv të veçantë në tri vende të botës, e kanë bërë 2012-ën një nga vitet më vdekjeprurëse për gazetarët.

Komiteti thotë se deri në mes të dhjetorit, 67 gazetarë figuronin të vrarë për këtë vit, në lidhje të drejtpërdrejtë me punën e tyre. Kjo shifër është mbi 40 për qind me e lartë se ajo e vitit 2011.

Grupi thotë se rreth 30 vrasje të tjera janë duke u hetuar. Në raportin e publikuar sot, thuhet se gjatë luftimeve në Siri janë vrarë 28 gazetarë nga forcat qeveritare, ose të opozitës.

12 gazetarë janë varrë në Somali, në Pakistn janë vrarë 7 gazetarë, 4 në Baluchistan dhe 4 në Brazil.

Komiteti pë Mbrojtjen e Gazetarëve tha se në Meksikë, ku figuron të jetë vrarë një gaztetar është përdorur dhunë  e jashtëzakonshme për të censuruar shtypin, dhe disa prej tyre janë duke u hetuar.

Grupi përmend disa vende të tjera ku është vrarë të paktën një gaztear, si Rusia, Nigeria, Irani dhe Filipinet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)