Vilhelm: Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB
Beograd, 31 janar - Ambasadori gjerman në Beograd, Hajnc Vilhelm ka deklaruar se dakordimi i Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në KB nuk është kusht që u është shtruar autoriteteve serbe.
Natyrisht, kjo ka të bëjë për këtu dhe tani. Në fund megjithatë do të imponohet kërkesa e Prishtinës që ne e mbështesim Serbia nuk duhet ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në KB, ka thënë Vilhelm shkruan gazeta serbe Politika.
Ambasadori gjerman ka thënë se edhe Serbia në instancë të fundit nuk mund të bllokojë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, sepse nëse Kosova një ditë bën kërkesën e tillë për këtë me propozimin e Këshillit të Sigurimit vendos Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.