14 Janar 2025

Vëzhgues nga 23 vende të botës për referendumin në Krime

Krime, 16 mars - Kryetari i komitetit organizator të referendumit në rajonin Krime të Ukrainës, njoftoi se ky referendum do të monitorohet nga 70 personalitete të huaja nga 23 vende të botës.

Mikail Malishov, tha se këta monitorues janë kryesisht nga Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja dhe Amerika. Sipas tij rreth 1.525 milion banorë të Krimesë kanë të drejtë vote për marrë pjesë në referendumin e ditës së dielë. Malishov ndër të tjera shtoi se për organizmin e referendumit janë ngritur 27 degë të komitetit në të gjithë gadishullin e Krimesë.

Nga ana tjetër presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon zhvilluan një bisedë telefonike në lidhje me situatën e krijuar në Krime dhe veçanërisht mbi referendumit, i cili është parashikuar të mbahet gjatë ditës së diel.

Putin i ka bërë të ditur sekretarit të përgjithshëm të OKB-së se referendumi është konform ligjeve ndërkombëtare. ‘Referendumi që do të organizohet të dielën në Krime është konform të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara’, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)